Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Llukarë të Prishtinës

05/01/2022 12:01
nga:G B

Mbrëmë para mesnatës janë dëgjuar disa të shtëna më armë zjarri në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Gazeta Sinjali mëson se të shtënat kanë ndodhur të pompa e derivateve “Qamerlia”.

Siç mëson Sinjali, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ka gjetur dy gëzhoja e më pas është kryer ekzaminimi i vendit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar ose dëme materiale.