Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, intervenon policia

07/20/2022 09:35
nga:Q R

Stacioni Policor në Gjilan dje ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin R.A. (1984).

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i krim teknikes dhe janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

“Arma e llojit ,,CANIK’’ prodhim Turk cal 9×19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari pas shoqërimit në Stacion Policor është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt, ndërsa rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, njofton policia.