Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

07/17/2021 22:16
nga:M K

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në fshatin Miradi të Fushës Kosovës.

Këtë për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:30, kemi marrë informatën se në fshatin “Miradi” të Fushë Kosovës, dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh.

Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndëkaq policia ka identifikuar një person të dyshuar.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, përfundoi Borovci.

GazetaBlic do t’iu informojë në kohë reale për çdo risi nga ky incident i orëve të mbrëmjes.

Dardan Molliqaj lirohet nga burgu