Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, lëndohet një person

02/18/2025 08:46
nga:G B

Në Ditën e Pavarësisë, ndodhi një përleshje mes disa personave në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, rreth orës 15:11.

Gjatë këtij incidenti u shkrep edhe arma e zjarrit.

Si pasojë e kësaj ngjarje, u lëndua një person i cili u transportua me autoambulancë në Qendrën Emergjente.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi rajonal i policisë, Kanun Veseli.

“Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, deklaroi Veseli për Klankosova.

Ai theksoi se një person i mitur është ndaluar për 24 orë.