Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një person i plagosur

01/25/2024 22:43
nga:Y I

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Korrenspondentja e Klan News, Enkeleda Arapi, raporton se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur për momentin.

Burime për tvklan.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes komshinjve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e dinamikës.