Një person ka shtënë disa herë me armë zjarri, të hënën, rreth orës 02:00, në Drenas.
Ai ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia njofton se atij i është konfiskuar arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e ka përdorur në këtë rast, së bashku me pajisjet përcjellëse.