Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për të vrarë

2 ditë më parë
nga:G B

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Burime të “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dyshohet ka persona të vdekur.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

“Jepi zë” ka sigurar pamje nga vendngjarja.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për identitetin e viktimave apo motivin e ngjarjes.

Gazeta Blic ka kontaktuar me Policinë por nuk kanë kthyer përgjigje.

May be an image of 5 people, car and text