Të shtëna me armë raportohen të kenë ndodhur në Tiranë.
Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se të shtënat janë regjistruar në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Paraprakisht dyshohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave është qëlluar me kallashnikov, pranë një lokali. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.