Lajme

Të shtëna me armë në një lokal në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, arrestohen dy persona

04/26/2024 09:41
nga:Y I

Dy persona janë arrestuar pasi që në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një lokal, njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Model, kal.9mm si dhe 11 fishekë dhe një predhë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.