Lajme

Të shtëna me armë në një fshat të Vushtrrisë, shtatë persona shoqërohen në polici

10/02/2024 17:37
nga:Y I

Shtatë persona janë shoqëruar në Polici pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim.Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve” ka thënë Zahiti  për “Gazeta Blic”.