Lajme

Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë

01/31/2026 16:29
nga:Sh R

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Njësitet policore kanë dalur në venidn e ngjarjes dhe menjëherë kanë rrethuar zonën, raporton IndeksOnline.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, motivet e së cilit pritet t’i hetojnë organet kompetente.

Në vendin e ngjarjes po ashtu është hasur një veturë e tipit BMW, që duket të jetë e aksidentuar.