Lajme

Të shtëna me armë në Gjilan, një person dyshohet se është vrarë

09/12/2021 20:58
nga:Gazeta Blic

Para pak minutave ka pasur të shtëna me armë në qender të qytetit në Gjilan.

Dyshohet se në vend ka mbetur një person i vrarë, raportojne mediat lokale.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në një kafiteri afër parkut të qytetit ku shihen edhe forca të shumta policore.