Katër persona janë arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë meshkuj kosovarë. Gjatë intervenimit policor, nga të dyshuarit janë konfiskuar një armë automatike AK-47, një pushkë gjysmëautomatike, një revole me gaz, katër fishekë dhe katër gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.


