Lajme

Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen

06/01/2025 19:16
nga:G B

Një person vdiq dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut këtë të diel.

Policët u thirrën në një shtëpi në qytetin e Hickory, rreth orës 12:45 pas raportimeve se disa njerëz u qëlluan në një festë me rreth 100 persona prezent, shkruan The Mirror.

Një viktimë është në gjendje kritike, ndërsa disa të plagosur ndodhen në spital.