Lajme

Të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për plagosjen e një personi

03/04/2024 11:37
nga:G B

Një person është plagosur në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se policia është duke mbledhur provat në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, deklaron Ahmeti për Gazeta Blic.