Lajme

Të shtëna armësh mes dy veturave në Prishtinë

05/31/2024 11:03
nga:Sh R

Të shtëna me armë zjarri mes dy veturave janë raportuar të kenë ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.

Pas raportimit, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk kanë hasur në personat e dyshuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja dhe një fishek, ndërsa me rastin është kontaktuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se në lokacionin e lartcekur ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të dy veturave, policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka hasur në personat e dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, një fishek. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.