Lajme

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës!

07/02/2026 13:57
nga:Y I

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në qendër të Podujevës.

Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë parë të shtrirë në shesh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.