Lajme

Të shqyera e të plotësuara pakuptueshëm/ Nxënësit i kthejnë librat në gjendje të mjerueshme

09/05/2023 13:26
nga:G B

Nxënësit e shkollës fillore, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, janë të obliguar që t’i kthejnë librat në shkollë pas përfundimit të vitit shkollor,  në mënyrë që ato t’i përdorin më pas nxënësit tjerë për ato klasa.

Por, duket se ato nuk kthehen në mënyrë të duhur dhe janë të përdorshme nga nxënësit pasues.

Disa nga librat e klasës së tetë që u janë dhënë nxënësve, në fotot e siguruara nga Gazeta Blic, duket se janë në gjendje aspak të mirë.

Librat janë të shqyera dhe të plotësuara me shkrim që nuk kuptohet aspak, rrjedhimisht duke sjellë vështirësi për nxënësin që do t’i përdor ato gjatë vitit shkollore./Gazeta Blic/