Lajme

Të rinjtë e PDK-së me aksion para MPJD-së, Gërvallës ia dorëzojnë “dëshmitë” për krimet serbe

05/07/2021 15:15
nga:N M

inia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksion simbolik para ministrisë̈ së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Të rinjtë mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhie dhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Dëshmitë e mbledhura të krimeve të luftës në Kosovë ata do t’ia dorëzojnë ministres Gërvalla.Para MPJD-së u stampua edhe emblema e UÇK-së, kurse libri i Nyset Pllanës me dëshmi të krimeve të luftës tha se po iu dorëzohet si dhuratë, raporton EO.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm gjatë aksionit.Ky reagim i PDK-së vije një ditë pas kjo në seancën e Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasprës, Donika Gërvalla pas pohimeve se ajo ka deponuar dosje në Hagë për krime lufte.

Aksioni i PSD-së para Qeverisë, arrestohen disa aktivistë