Lajme

Të rinjtë e fshatit Bishtazhin dekorojnë kishën e “Zojës Rruzare” dhe risjellin betlehemin në kete prag krishlindjesh

12/09/2022 12:30
nga:Y I

Të rinjtë e fshatit Bishtazhin në komunën e Gjakovës kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë në këtë prag krishlindjesh duke dekoruar kishën e “Zojës Rruzare” në këtë fshat.

Ata kanë punuar rreth një muaj për të realizuar gjithë dekorin dhe po ashtu kanë risjellur betlehemin e gjallë për të treguar thjeshtësinë dhe ngrohtësinë festive.

Qëllimi i këtij vendi është bashkimi i njerëzve pa dallime, ndarja e mirësisë ndaj njëri tjetrit, ngrohtësia dhe gëzimi për të festuar sëbashku me nga një gotë verë !

Kisha e “Zojes Rruzare” ka filluar të dekorohet që nga viti 2002, për të sjellur një ambjent sa më të ngrohtë për të gjithë vizitorët.

Më poshtë i’u sjellim foto dhe video: