Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vivien ka folur pak me Gresën, rreth raportit të saj me Getinjon.
Ajo ka thënë se ndihet e kufizuar ngase dyshja jetojnë në të njëjtin ambient dhe është e pamundur t’i shmangen njëri-tjetrit, ndërsa ka shtuar se “të premten do të dalë nga shtëpia”.
Kësisoj ajo ka lënë në mëdyshje se në çfarë e ka thënë “ikjen nga shtëpia”.
Do të kërkoj daljen e saj me vet dëshirë, apo e ndjen frikën e eliminimit për shkak të nominimeve të javës?
“Jemi marrë vesh më ndryshe. Më bllokon, sepse në momentin që unë dua të rri diku, ai është aty. Unë s’mund të shkoj të rri vetëm në dhomë. Të premten unë do të iki, le të gëzohen të gjithë”, ka thënë Vivien.
Por, Gresa e ka kundërshtuar, teksa ka kërkuar nga ajo që t’i kushtojë disa ditë vetes.
“Këto ditë i ke. Tregoje veten kush je dhe çfarë kë për me dhënë. Merri tri-katër ditë për veten tënde”, i ka thënë Gresa, Vivienit.


