Sporti

Të premten shorti për edicionin e ardhshëm në Superligë dhe Ligën e Parë

07/25/2023 09:59
nga:Mergim Rreci

Komisioni i Garave të FFK-së ka njoftuar klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se në bazë të Rregullores së Garave tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave do të bëhet të premten (më 28 korrik).

Tërheqja e shortit për Superligën do të bëhet në orën 12:00, transmeton GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, shorti për Ligën e Parë do të bëhet si më poshtë:

Liga e Parë – Grupi A në orën 13:00
Liga e Parë – Grupi B në orën 13:30

/GazetaBlic Sport/