Lajme

Të përfshirë në 15 raste vjedhjesh, arrestohen një 56 dhe 51 vjeçar në Prishtinë

10/08/2025 12:15
nga:Genita C

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet.

Bëhet fjalë për B.J., 56 vjeç, dhe M.C., 51 vjeç, të dy shtetas të Kosovës.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në së paku 15 raste të vjedhjeve.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata:

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë

Prishtinë, 08 Tetor 2025- Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për vjedhje.

Puna e hetuesve policor është finalizuar me arrestimin e të dyshuarve:

• B.J. mashkull, 56 vjeç, shtetas i Kosovës,
• M.C. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Kosovës.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.