Showtime

“Të parët erdhën serbët”, Morena Taraku i reagon Edi Ramës pasi që mohoi ndihmën e Kosovës për tërmetin

07/30/2021 22:16
nga:N M

Edi Rama ka mohuar ndihmën e Kosovës në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Ende mbahet mend tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi Thumanën e Shqipërisë duke shkuar në 51 numri i viktimave.

Shumë kosovarë, artistë ose jo dërguan ndihma me kamiona drejt vendit amë, por siç duket Edi Rama nuk i ka parë këto, i cili u shpreh sot se ndihma e parë erdhi nga Serbia.

Ndërkohë që pas Besa Kokëdhimës ka reaguar edhe këngëtarja kosovare Morena Taraku, e cila bashkë më Stresin i janë gjendur në gatishmëri popullit shqiptar në ato momente të vështira.