Lajme

Të paktën tre amerikanë të vrarë në sulmet në Izrael

10/08/2023 22:37
nga:G B

Të paktën tre amerikanë janë vrarë pas sulmeve në Izrael, sipas një memorandumi të brendshëm të qeverisë amerikane.

Më herët, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se ShBA kishte marrë raporte për amerikanë të zhdukur dhe të vdekur dhe administrata po punonte për të verifikuar.

Memorandumi i brendshëm thotë se Departamenti i Shtetit është në dijeni të tre shtetasve amerikanë të vrarë.