Lajme

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Gjermani: 80 të vdekur dhe 1300 persona të zhdukur

07/16/2021 07:10
nga:Y I

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani.

Mësohet se deri më tani kanë ndërruar jetë 80 persona, ndërkohë që 1.300 të tjerë rezultojnë të humbur.

Rheinland-Pfalz dhe Merzbach në Nordrhein-Westfalen janë zonat më të goditura ku mijëra banorë janë shpëtuar me helikopter pasi përmbytjet shkatërruan zonën. Ndërkohë shkollat janë të mbyllura dhe lidhjet e transportit janë ndërprerë rëndë në të gjithë perëndimin e Gjermanisë Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin e Schuld bei Adenau, në rajonin malor Eifel, thonë mediat gjermane.

E rëndë situata paraqitet edhe në Belgjikë.

Holanda gjithashtu është goditur gjithashtu keq, me përmbytjet e lumenjve të dëmtuar shumë shtëpi në provincën jugore të Limburg.