Sporti

Të pakënaqur me referimin, basketbollistët e Sigal Prishtinës e lëshojnë parketin në ndeshjen ndaj Pejës

02/29/2024 21:15
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Sigal Prishtinës e ka lëshuar parketin 3 sekonda pa përfunduar ndeshja ndaj Pejës.

Kur rezultati ishte 84 me 83 për kryeqytetasit, Sirko humbi topin dhe basketbollistët pejanë realizuan për shifrat 85 me 84, shkruan GazetaBlic Sport.

Tek Sigal Prishtina kërkuan që gjyqtarët të referonin ndërhyrje të palejueshme në Sirko, gjë të cilën nuk e menduan gjyqtarët.

Mbetet të shihet se a do të kthehen basketbollistët e Sigal Prishtinës në parket apo jo.