Sporti

“Të paguash do të thotë të dështosh”, tifozi i Manchester United e shikoi derbin ndaj Chelseat nga çatia e stadiumit!

11/30/2021 21:07
nga:Lorik J

Një tifoz i Manchester United e mbështeti ekipin e tij në një nivel krejtësisht të ri – duke shikuar ndeshjen kundër Chelseat nga kulmi i Stamford Bridge.

Ai postoi një selfie në Twitter – e cila që atëherë është bërë virale – e që u postua të dielën mbrëma, përcjell GazetaBlic Sport.

Tweet-i që atëherë ka mbledhur mbi 10,000 pëlqime në Twitter, me lojtarët që duken si milingona të vogla në sfond pas autorit.

“Çatia e Stamford Bridge, të paguash është të dështosh”, ka shkruar tifozi…

/GazetaBlic Sport