Sporti

“Të pafat” Ballkani pëson në fund, luan baras me Cluj në “Fadil Vokrri”

09/08/2022 20:39
nga:E K

Ballkani ka nisur me barazim aventurën në “Conference League”.

Skuadra kosovare pas arritjes historike të kualifikimi në garën evropiane, ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve në stadiumin “Fadil Vokrri“, shkruan GazetaBlic Sport.

Kampioni i Kosovës luajti ndaj Cluj me rezultat  1-1.

Ballkani ishte skuadër më e mirë në fushë duke e kontrolluar ndeshjen me anë të posedimit të topit.

Golin e parë të takimit e shënuan ekipi nga Suhareka me kapitenin, Armend Thaqi.

Thaqi gjeti golin pas një goditje të fortë në zonën e 16’metërshit te kundërshtari në minutën e 65’të të takimit.

Krejt në fund, në minutën 90+1 të takimit, Yuri Matias realizoi golin e barazimit pas një tollovie në zonën e Ballkanit.

Ja goli i Thaqit: