Sporti

“Të njoh që 18-vjeç, po tregohesh pak mendjemadh”, Andi Lila kritikon në sy Skukën

12/22/2022 10:13
nga:Lorik J

Xhuliano Skuka ishte heroi i Partizanit kundër Tiranës. Ky sulmues po vazhdon që të shkëlqejë dhe arriti që të shënonte edhe në derbi, në atë fitore 1-0 për të kuqtë.

E ka thërritur edhe Kombëtarja, është një lojtar me cilësi jashtëzakonisht shumë të mira. Por nuk mund të rrija pa ia thënë, kam parë në disa sjellje që po tregohet pak mendjemadh”, tha Lila.

Nga ana tjetër, Skuka u përgjigj: “Këto kritika i pres mirë, Andi ka një karrierë të madhe. Nuk e di për shenjat e mendjemadhësisë, nuk i kam treguar ndonjëherë. Po e kam më mirë kur më kritikojnë sesa kur më lavdërojnë”, tha Skuka.

“U emocionova shumë pas bilbilit final. Por duhet të shënonim më shumë, mos të rrinim në stress deri në momentin final. Interesimet nga Italia? Nuk jam marrë me asnjë lloj lajmi. Jam i fokusuar te ndeshjet, nuk merrem unë me ato.

Duhet ta mbyllim ndeshjen për ato pak pakujdesi. Edhe Cara nuk është se e bëri kastile për të mos dhënë topin. Edhe unë kam pasur raste që mund t’i jepja topin. Nuk jam i mërzitur me çunat, por duhet të mbyllim ndeshjen më shpejt“, shtoi Skuka.