Lajme

“Të ndalet menjëherë presioni ndaj drejtorëve të shkollave”, Hyseni reagon kundër presioneve në Podujevë

09/05/2022 09:29
nga:G B

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka bërë thirrje që të mos bëhet presion ndaj drejtorëve të shkollave për fillimin e mësimit në Podujevë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Hyseni shkroi se akterët qeveritar duhet që me përfaqësuesit sindikalë të gjejnë zgjidhje.

“Tendenca e përdorimit të shkollave të Llapit për realizim të axhendave politike do të prodhojë probleme edhe për të ardhmen” – shkroi ndër tjerash Hyseni.

Reagimi i plotë:

“Të ndalet menjëherë presioni ndaj drejtorëve të shkollave dhe personelit arsimorë në Podujevë.

Akterët qeveritarë të ulen me përfaqësuesit sindikalë dhe të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e situatës së krijuar. Kjo është rruga e vetme. E jo presioni përmes pushtetit lokal.

Ky është problem i nivelit qendror dhe përdorimi i komunave për qëllime politike eshtë i papranueshëm.

Situata e krijuar sot nga ndërhyrja e pushtetit lokal në drejtorët e shkollave po shkakton konfuzion të madh te prinderit dhe nxënësit tanë. Kjo është e papranushme!

Tendenca e përdorimit të shkollave të Llapit për realizim të axhendave politike do të prodhojë probleme edhe për të ardhmen, sepse të njejtit do të punojnë bashkë edhe pas këtyre situatave.