Lajme

Të moshuarit në Gorazhdec thonë se janë pa pensione, Prokuroria po bën hetime për dinarët e sekuestruar

02/06/2024 16:21
nga:Y I

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, në një përgjigje për “Radio Gorazhdecin”, nuk ka treguar se çfarë do të ndodhë me dinarët e konfiskuar.

Megjithatë ai ka thënë se aktualisht janë duke u kryer veprimet para-hetimore rreth parave të sekuestruara dhe ligjshmërisë së tyre.

“Aktualisht jemi duke kryer veprime para-hetimore lidhur me paratë e sekuestruara dhe ligjshmërinë e tyre”, ka potencuar shkurt Nikqi për Radio Gorazhdecin.

Siç shkruan Radio Gorazhdeci, Policia e Kosovës të shtunën e kaluar ka konfiskuar rreth 4 milionë dinarë që është dashur të mbërrijnë në postën në Gorazhdecit për të paguar pensionet dhe ndihmat sociale për përfituesit e tyre.

Siç raporton ky medium lokal, shumë të moshuar nga Gorazhdeci janë të deshpëruar pasi thonë se s’kanë marrë ende pensionet e tyre.