Lajme

“Të mërkurën vazhdon asfaltimi i rrugës Muharrem Fejza në Prishtinë”

10/10/2021 23:49
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AKR-së për komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se rruga Muharrem Fejza afër Rrugës B në Prishtinë do të asfaltohet të mërkurën e kësaj jave.

Mehmeti, që është edhe drejtor për investime kapitale në komunën e Prishtinës, ka thënë se vonesat kanë ndodhur për arsye të ndryshme. Ai e pranon se gjendja atje është më e keqe, ndërkohë që thotë se ka edhe suksese.

“Rruga Muharrem Fejza është edhe storie suksesi. Në dhjetor banorët e asaj zone do të jenë të pajisur me nxemje qendrore. Pastaj na kishte ardhur edhe kërkesa nga Termokosi. Vetë jam në terren çdo ditë. Jam transparent”, thotë ai.

“Nëse nuk ka kohë me shi. Të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”, thotë ai në T7.