Argjir Rexha, i cili ndërroi jetë të hënën, më 19 tetor, në moshën 38-vjeçare, do të varroset të mërkurën në Prishtinë.
Sipas njoftimit të familjes Rexha, ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 21 tetor 2026, në orën 14:00, në Varrezat e Prishtinës, në Dragodan.
Ndarja e parakohshme nga jeta e 38-vjeçarit ka pikëlluar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Rexha ishte i njohur për angazhimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime edhe Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini, të cilët e kanë kujtuar si një njeri të përkushtuar, me zemër të madhe dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
Përveç angazhimit politik, Rexha ishte aktiv edhe në fushën e biznesit, veçanërisht në gastronomi dhe në sektorin e shpedicionit.
Argjir Rexha la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël, një djalë dyvjeçar dhe një vajzë tremuajshe.



