Lajme

Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari janë jashtë rrezikut për jetën

11/23/2021 08:21
nga:Q R

Nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në autostradën Struma në Bullgari kanë mbijetuar vetëm shtatë persona të cilët po trajtohen në spitalin Porogov në Sofje.

Aty gjenden të hospitalizuar një 17-vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17-vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji.

“Alsat” raporton se autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rreth orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje-Bllogoevgrad.

Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humbur kontrollin dhe më pas ka marrë flakë.

Sipas informatave të para shkaku pse nuk kanë mundur të shpëtohen udhëtarët është se autobusi është rrokullisur.