Sporti

“Të lumtur që fituam”, Thuram elozhe për skuadrën: Merita e gjithë skuadrës, jemi një grup i bukur

02/05/2024 12:20
nga:E K

Fituan atë përballje, që mund të thuhet se plot gojën se përcaktoi fituesin e këtij edicioni të kampionatit italian të futbollit, Serie A, pavarësisht se fundi i sezonit është larg.

“Zikaltërit” e Inter kanë zhvilluar një performancë fantastike, mbrëmjen e së dielës, që spao lamë pas, duke mundur në “Giuseppe Meazza”, me rezultatin minimal, 1 me 0, rivalët direkt në garën për titull, Juventus.

Protagonist në golin e vetëm të sfidës ishte padyshim “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili në pjesën e parë përfiton nga një top në zonë, për të “detyruar” mbrojtëin e “Bardhezinjve”, Federico Gatti, të kryejë një autogol. Pas ndeshjes, francezi i sulmit “Zikaltër”, tepër i lumtur foli për mediat, nga ku nuk mohoi aspask meriatat e skuadrës.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, jemi të lumtur që fituam. Goli nuk është merita ime, është merita e gjithë skuadrës. Jam shumë i lumtur. Tri pikë të rëndësishme, por na presin të tjera ndeshje të forta.

Mposhtëm një kundërshtar të vështirë, kështu që të gjithë jemi të gëzuar. Jemi një grup i bukur, na pëlqen të festojmë dhe vuajmë së bashku. Tani po largohem të ha darkë me babanë tim”,- u shpreh njëri prej “yjeve”, të skuadrës “Zikaltër”.