Sporti

“Të largosh Ronaldon dhe ta transferosh Weghorts ishte vendimi më i keq në historinë e futbollit”

04/05/2023 19:48
nga:L J

Gazetari anglez Piers Morgan iu kthye kritikave të ashpra ndaj vendimit të trajnerit Erik Ten Hag për të hequr Cristiano Ronaldon dhe për të transferuar Wout Weghorts për sulmin e Manchester United.

“Dy gola të tjerë për Cristiano Ronaldon, njëri prej tyre ishte i mrekullueshëm dhe tregon sërish se vendimi për ta shkëmbyer me Wout Weghorts ishte një nga më të këqijtë në historinë e futbollit”, tha gazetari në rrjetet sociale.

Sulmuesi holandez mbërriti në merkaton e dimrit dhe ka luajtur 19 ndeshje, por ende nuk ka shënuar në Premier League. Weghorst ka shënuar dy gola në garat e tjera.

Ronaldo, mes ndeshjeve për Al Nassr dhe Kombëtaren, ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje.

/GazetaBlic Sport