Showtime

‘Të isha unë do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër’! Bleona Qerreti reagon ashpër për të riun që torturoi qenin

06/06/2022 22:37
nga:G B

Videoja e rëndë e cila tregonte një 20-vjeçar duke keqtrajtuar qenin e tij ka ngjallur shumë reagime.

Së fundmi edhe këngëtarja Bleona Qereti ka reaguar ashpër, duke e dënuar aktin. Ajo i bën thirrje autoriteteve që ta arrestojnë 20-vjeçarin, ndërsa shton se ajo vetë do ta dënonte ekstremist duke i bërë atë që ai i bën qenit.

Në video shihet Mustafa Idrizi teksa ka lidhur qenin me një tel dhe e rrotullon disa herë, teksa qeni është i frikësuar dhe rrezikon të ngordhë.