Showtime

Të hollat që u mblodhën nga albumi i Dafina Zeqirit, u dorëzuan në Shoqatën e Autizmit

12/29/2021 18:31
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, para se të publikonte albumin e saj “Dafinë moj”, kishte thënë se parat e mbledhura nga shitjet që do të bëhen do të shkojnë në Shoqatën e Autizmit.

Këngëtarja ka njoftuar se të hollat u dërguan në vendin e duhur dhe se nga këto mjete do të ofrohen edhe dy mijë orë shërbime multidisiplinare falas, e ky album është publikuar me 1 tetor 2021, dhe ka gjithsej 14 këngë, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku, shkruan GazetaBlic.

Dafina këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory./GazetaBlic/