Një tjetër shtetas estonez u vra në qytetin e Lyman të Ukrainës të hënën, ndërsa ministri i Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, tha se nuk dihet sa është numri total i estonezëve që luftojnë vullnetarisht në tokat ukrainase.
Ai tha se nuk është se ekziston dikush që është i detyruar të informojë për veprimet e tyre, raporton Aljazeera.com.
Ndryshe, në kulmin e luftës, mijëra shtetas të huaj kishin dalë vullnetarisht për të luftuar në të dyja anët e konfliktit Ukrainë-Rusi.


