Lajme

Të hënen mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për interpelancën ndaj ministrit Murati

05/14/2021 14:37
nga:Y I

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të vendosur në lidhje me mbajtjen e interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Mbledhja do të fillojë në ora 13:00.

Rendi i ditës

I. Përgatitjet për Seancë plenare:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,

4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.