Lajme

Të hënën mblidhet Kryesia, këto janë pikat e rendit të ditës

07/22/2022 14:26
nga:N M

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me 25 korrik, shkruan Gazeta Blic.

Zyra për media e Kuvendit ka nisur edhe pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen gjatë kësaj mbledhjeje.

Njoftimi i plotë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-148 për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021,

Vetëvendosje pretendon se besimi i qytetarëve në Qeveri është përmirësuar ndjeshëm