Kupa e Botës 2022

Të ‘gjunjëzuar’ edhe jashtë fushës, serbët e ulin kokën dhe nuk komentojnë veprimin e tyre skandaloz në zhveshtore

11/26/2022 18:03
nga:Mergim Rreci

FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Serbisë për flamurin propagandues ndaj Kosovës të vendosur në zhveshtore.

Kjo gjë ndodhi para ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë, atje ku ky flamur ishte vendosur në zhveshtoren e kombëtares fqinje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ishte një skandal i madh që menjëherë u shoqërua me reagimet e duhura nga mediat dhe institucionet e Kosovës dhe tashmë FIFA ka hapur procedurën disiplinore.

Kjo gjë ka shkaktuar sot bujë edhe në konferencën e kësaj kombëtarje, ku një gazetar e pyet lojtarin e Serbisë, Grujic se përse e vendosën flamurin kundër Kosovës në dhomat e zhveshjes, në atë atë moment ndërhyri zyrtari për media dhe nuk e lë të përgjigjet.

Një vendim pritet të merret shumë shpejt, duke shpresuar që të marrë denimin e merituar.