Holanda arriti që me golin e Weghorst ta shtyejë ndeshjen në vazhdime, por nuk arriti që ta shmang eliminimin pasi u mposht në penallti nga Argjentina.
Penalltia decizive ishte ajo e Lautaro Martinez i cili ky i fundit e konkretizoi me sukses për ta kualifikuar Argjentinën në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas këtij momenti të gjithë lojtarët argjentinas përveç Messit me vrap shkuan te sulmuesi Martinez duke e “harruar” heroin Emiliano Martinez i cili priti dy penallti.
Megjithatë Messi ishte tejet i kujdesshëm dhe iu afrua së pari portierit i cili ishte i shtrirë për të festuar bashkë me të.
Ja momenti: