Showtime

“Të gjithë politikanët janë të njëjtë”

08/04/2021 23:52
nga:Gazeta Blic

Këngëtari Blerim Muharremi ka thënë se partitë politike në pushtet po ndërrohen, por askush nuk po ofron dicka ndryshe.

Muharremi po ashtu ka thënë se është populli ai që po mashtrohet.

“Të gjitha janë njëjtë. Mendoj se është mashtruar populli. Partitë shkojnë e vijnë por nuk po ndryshon asgjë”, ka thënë ai.

Muharremi po komentonte nje status te tij te vjeter ne Instagram kur foli per politiken ne Kosove.

Ai po ashtu ka treguar historinë e aksidentit në vitin 2013.

Ai në emisionin “Natë Vere” në T7 ka treguar si ka ndodhur ngjarja.

Ai ka thënë se çështja është e zgjidhur në gjykatë dh se nuk ka nevojë më të merret me këtë punë.

“Është avokati im të cilin mund ta pyesni. Kjo punë ka përfunduar në gjykatë. Ato dy vajzat u hodhën mbi veturën time. Njëra u lëndua më shumë dhe e dërgova në spital me urgjencë”, tregoi ai.