Sporti

Të gjithë ishin pyetur për rezultatin para ndeshjes, por vetëm dy lojtarë të Realit e kanë qëlluar!

05/05/2022 18:30
nga:L J

Real Madrid ka bërë një mrekulli të re në Champions League.

Pas rikthimeve të pabesueshme kundër PSG-së dhe në çerekfinale ndaj kampionit aktual të Europës, Chelsea, Reali u rikthye bujshëm në gjysmëfinale ndaj Cityt. Skuadra e Pep Guardiolës mbërriti në Madrid me rezultatin 4:3 dhe ishte duke fituar 0:1 deri në minutat shtesë të kohës së rregulltë. Më pas Rodrygo shënoi dy gola dhe Karim Benzema golin e vetëm në kohën shtesë për kualifikimin e madrilenëve në finale.

Pas ndeshjes, Reali zbuloi në faqen zyrtare se dy lojtarë kishin parashikuar saktë rezultatin para ndeshjes. Vetëm dy menduan se Reali do të fitonte me rezultatin 3:1. Këta janë Marcelo dhe Mariano Diaz.

/GazetaBlic Sport