Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet sonte.
Në finale do të ballafaqohen Prishtina dhe Llapi, atje ku pritet spektakël i madh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina vazhdon të jetë skuadra që ka fituar më së shumti këtë trofe, plot tetë herë nga 12 finale sa ishte pjesëmarrëse nga sezoni 1991/92.
Pas kryeqytetasve që janë skuadra me më së shumti Kupa të Kosovës të fituara vijnë klubi tanimë i shuar Feronikeli dhe Besa e Pejës që kanë fituar nga tre trofe.
Liria, Llapi dhe Flamurtari renditën më pas me nga dy Kupa të Kosovës të fituara.
Ndërkohë nga njëherë Kupën e Kosovës e kanë fituar skuadrat si Drita, Trepça, 2 Korriku, Gjilani, Besiana (e shuar), KEK-u, Vëllaznimi, Kosova e Prishtinës, Hysi (e shuar), Trepça ’89 dhe Ballkani.
Të gjitha finalet dhe fituesit e tyre në Kupën e Kosovës
1991–92 Trepça
1992–93 Flamurtari 1-0 Trepça
1993–94 Prishtina 2-1 Vëllaznimi
1994–95 Prishtina 1-0 Dukagjini
1995–96 Flamurtari 2–1 Dukagjini
1996–97 2 Korriku – Gjilani (nuk u zhvillua)
1997–98 nuk u zhvillua
1998–99 nuk u zhvillua
1999–00 Gjilani 1-0 Besiana
2000–01 Drita 1-1 Gjilani (5-4,pen)
2001–02 Besiana 2–1 Gjilani
2002–03 KEK-u 3–1 Prishtina
2003–04 Kosova Prishtinë 1–0 Besa Pejë
2004–05 Besa Pejë 3–2 KEK
2005–06 Prishtina 1–1 Drenica (5-4, pen)
2006–07 Liria 0–0 Flamurtari (3-0, pen)
2007–08 Vëllaznimi 2–0 Trepça’89
2008–09 Hysi 2–1 Prishtina
2009–10 Liria 2–1 Vëllaznimi
2010–11 Prishtina 1–2 Besa Pejë
2011–12 Trepça’89 3–0 Ferizaj
2012–13 Prishtina 1–1 Ferizaj (4–3, pen)
2013–14 Hajvalia 1–2 Feronikeli
2014–15 Feronikeli 1-1 Trepça’89 (5-4, pen)
2015–16 Prishtina 2–1 Drita
2016–17 Llapi 1–1 Besa (2–4, pen)
2017–18 Vëllaznimi 1–1 Prishtina (4–5, pen)
2018–19 Feronikeli 5–1 Trepça’89
2019–20 Prishtina 1–0 Ballkani
2020–21 Dukagjini 1–1 Llapi (3–4, pen)
2021–22 Llapi 2–1 FC Drita
2022-2023 Prishtina 2 – 0 Gjilani
2023/2024 Ballkani – Prishtina 2-2 (4:2)
Sonte: Prishtina – Llapi
/GazetaBlic Sport/


