Myrto Uzuni është një nga lojtarët më në formë shqiptar për momentin.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë po shkëlqen në fanellën e Granadas në La Liga 2 aty ku ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 4 asistime këtë edicion duke ndihmuar ekipin që të jetë në garë për rikthim në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.
Gazetari i afërt me Granadan njëherit edhe fans i ekipit, Heath Chesters i cili jeton në atë qytet që nga viti 2006 dhe njeh mirë rrethanat e klubit ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ duke lavdëruar sulmuesin shqiptar.
“Uzuni ka qenë spektakolar këtë sezon me Granadën, duke e bërë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Përtej aftësisë së tij për të shënuar gola, pavarësisht numrit relativisht të ulët të asistimeve, vizioni, kreativiteti dhe lëvizja e tij janë të gjitha pjesë vitale e sulmit të Granadës, që do të thotë se ai kontribuon më shumë se vetëm gola dhe asistime.
Uzuni është bërë shumë popullor me tifozët e Granadës, si për cilësinë e paraqitjeve të tij, ashtu edhe për lidhjen e tij me mbështetësit. Duke qenë se ai shijon fluturimet me helikopter, kjo e ka bërë atë një lloj ikone. Granada madje organizoi një udhëtim me helikopter për të në nivel lokal me Forcat Ajrore”, tha fillimisht ai.
?️ ??? ????????ó? ?? ??????? ?? ?????.
? UZUNICÓPTERO ?#??????????? ?? pic.twitter.com/nmbj35bC1P
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) October 26, 2022
Duke folur për interesimin e skuadrave tjera për Uzunin ai tha se për Granadën do të jetë e vështirë që ta mbajë në skuadër pavarësisht kontratës valide që ka me klubin deri në vitin 2026.
“Uzuni sigurisht ka tërhequr interes nga ekipet e ndryshme në të dy ligat, La Liga dhe Premier League, që do të thotë se mund të jetë e vështirë për Granadën që ta mbajë në klub. Megjithatë, ata nuk do ta lëshojnë lehtë, duke pasur parasysh se kohët e fundit ai ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026. Kjo kontratë përfshin një klauzolë lirimi prej 12 milionë eurosh nëse Granada nuk arrin të fitojë promovim, që ngritet në 25 milionë euro nëse ata arrijnë të promovohen.
Megjithatë, ai duket se e pëlqen të jetojë këtu dhe të luajë për Granadën, kështu që kjo mund të ndikojë në vendimet që ai merr. Tifozët sigurisht që do ta dëshironin që të qëndrojë, megjithëse ata gjithashtu kuptojnë se kjo mund të jetë e vështirë nëse ndonjë klub bën një ofertë të madhe”, shtoi Chesters për ‘GazetaBlic Sport’.
Chesters thotë se ka parë një përmirësim të madh te performancat e Uzunit që nga ardhja e tij në Granada dhe kjo jo vetëm se klubi spanjoll tashmë garon në një divizion më të ulët. Ai thotë se Uzuni mund të shënojë 10 gola në sezon me komoditet të plotë edhe nëse luan në La Liga.
“Krahasuar me kur ai erdhi për herë të parë, unë mendoj se Uzuni ka rritur besimin dhe po ka fat shumë më të mirë, bazuar në nivelet e tij të përkushtimit dhe përpjekjes. Ai është gjithmonë i gatshëm të mësojë dhe të përmirësojë veten, kështu që kjo ndihmon qartë në rritjen e performancave të tij.
Përvoja fillestare në La Liga, para se Granada të bie në një divizion më poshtë, sigurisht se e ndihmoi. Megjithatë, divizioni i dytë në Spanjë është shumë konkurrues, siç mund të shihni nga renditja aktuale e ligës. Nuk ka ndeshje të lehta, skuadrat janë më kompakte dhe përpiqen të mbyllin kundërshtarët shpejt, që në përgjithësi do të thotë më pak kohë në top për lojtarët sulmues. Ai ka adaptuar mirë futbollin spanjoll, kështu që nëse Granada promovohet, unë mendoj se ai do të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur. Në luftën për kampionat, qoftë këtu në Spanjë ose në Angli, do të prisja që ai të shënojë më shumë se 10 gola në një sezon me komoditet të plotë”, përfundoi ai për ‘GazetaBlic Sport‘.


