Lajme

Të gjithë deputetët e zgjedhur duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë, në seancën konstituive

08/08/2025 13:32
nga:Gazeta Blic

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendi sot që Kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet përmes votimit të hapur dhe një kandidat mund të votohet në këtë proces vetëm tri herë – ndërsa konstituimi të përmbyllet brenda 30-ditësh.

Ky institucion ka urdhëruar njëzëri që në seancën për zgjedhjen e kryetarit, të gjithë deputetët e zgjedhur duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;”/