Showtime

“Të gjithë bëjnë lojë të pistë, ndërsa fituesi për mua është…”, Ja se çfarë tha Big Mama

12/26/2021 18:35
nga:Donika Fetahu

Pas daljes nga “BBV” , Big Mama ka qenë e ftuar në emisionin “Fun Club” , ku rrëfeu shumëqka.

Pas një përleshje që pati me Antonelën, Big Mama  kërkoi të dalë na shtëpia, shkruan GazetaBlic.

Kur u pyet nga moderatorja se kush mendon se mund të jetë fituesi, “Zemra dhe shpirti është që e fiton Arjola, por po ashtu edhe Iliri”, ishte përgjigjja e këngëtarës nga Tetova.

Më pas e pyetën se kujt i referohej me “bën lojëra të pista”, pasi që gjatë emisionit Bigu, tha se të gjith aty bëjnë lojëra të pista.

“Krejt. Të gjithë. Kjo është arsyeja pse nuk e kam gjetur veten aty. Është “reality show”, unë mundohem të jem reale aty ndërsa ata ditë për ditë i ndërrojnë fytyrat.”, kanë qenë fjalët e Big Mamës./GazetaBlic/